
Liverpool fitoi 3-1 në transfertë ndaj Crystal Palace, duke përfituar nga barazimi i djeshëm i Manchester City për të ngushtuar diferencën me ekipin e Pep Guardiolës.
Golat për Liverpool u shënuan nga Van Dijk, Oxlade-Chamberlain dhe Fabinho (11-metërsh), ndërkohë që për vendasit shënoi Edouard.
Skuadra e Jurgen Klopp është ende larg “Citizens” (9 pikë), por ka një ndeshje më pak dhe nëse e fiton atë takim, diferenca do të jetë 6 pikë nga kreu. (A2 Televizion)