
Katër anije të NATO-s kanë mbërritur në Portin e Durrës, pas operacionit të zhvilluar në zonën e Porto Romanos për mina ujore të Luftës së Dytë Botërore.
Luftanijet e NATO-s iu bashkuan kërkesës së autoriteteve shqiptare pas punimeve që kanë nisur në Porto Romano për thellimin e kalatave dhe kanaleve hyrëse në këtë port.
4 anijet turke, holandeze dhe italiane do të asistojnë në kërkimin e minave ushtarake në Gjirin e Durrësit dhe do të qëndrojnë për disa ditë, duke shkëmbyer eksperiencë me Forcën tonë detare dhe repartet zjarrfikëse të Portit të Durrësit.
Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese. (A2 Televizion)