Banorët të pashpresë, 5 km nga Vlora pa drita dhe pa ujë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 12:51 | Aktualitet
Banorët të pashpresë, 5 km nga Vlora pa drita dhe pa ujë

Vetëm 5 kilometra nga Vlora, fshati Babicë vuan shërbimet më elementare që duhen të jetë për një komunitet.

Dritat i paguajnë dhe nuk kanë furnizim të rregullt ashtu sikurse paguajnë edhe ujin dhe nuk furnizohen rregullisht, edhe ai ujë që iu vjen në çezma nuk e përdorin dot për ta pirë apo gatuar.

Banorët shprehen se janë ankuar pranë OSHEE edhe për djegien e pajisjeve shtëpiake, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ndërsa të tjerë banorë shprehen se fajin për këtë situatë ku ndodhen e ka vetë populli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos