“Presim të na mbërrijë shkresa”, marrëveshja për rritjen e çmimeve fut në udhëkryq edhe autoshkollat

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 17:08 | Aktualitet
“Presim të na mbërrijë shkresa”, marrëveshja

Në pritje të sqarimit të kërkuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës mbi marrëveshjen që rrit çmimet e patentave, autoshkollat mbeten të paqarta mbi kohën se kur do të nisë shtrenjtimi.

 “Deri më tani nuk ka ndodhur. Kanë kryer ndryshim e proceseve ligjore ndërsa ne ende nuk dimë shumë ndonëse paguajmë taksa”, thotë Skënder Hasmeta, administrator i një autoshkolle.  

Çmimet e reja për marrjen e lejes së drejtimit vlerësohen si “të kripura” edhe nga vetë autoshkollat.

 “Në fakt për nivelin e çmimit unë e kam bërë kërkesën. Duhet të na kishin marrë një mendim se cili do të ishte niveli pasi pjesa e shoqërisë që mëson do të penalizohet nga ky çmim i lartë. Si rregull ne duhet të na vijë udhëzimi me shkrim, si rregull”, shton ai për A2 CNN.

Ndërkohë, vendimi për rritjen e çmimeve të patentave ka nxitur një valë regjistrimesh nga kursantë që duan të përfitojnë nga tarifat aktuale.

 “Ka pas shumë telefonata për pyetje dhe regjistrime. Ka edhe nga ata që po marrin lekë borxhe e po regjistrohen tani për të shmangur shtrenjtimin.”

Për të justifikuar kostot e rritura, autoshkollat në vend thonë se do të dyfishojnë kohën e përgatitjes teorike dhe praktike të drejtuesve të rinj të automjeteve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/patenta-me-te-shtrenjta-dyndje-ne-poliklinika-per-te-kapur-cmimet-e-parritura/

A2 CNN Livestream

Latest Videos