4 metra rrëshqitje, çarja e krijuar nga tërmeti në Kahramanmaraş ndau qytetin në dy pjesë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 10:36 | Bota

Në Kahramanmaraş, rrethi Çigli u nda në dysh për shkak të çarjes së krijuar pas tërmeteve. Zyrtarët që kanë ardhur në lagje kanë ekzaminuar të çarën dhe kanë bërë me dije se zona ka rrëshqitur rreth 4 metra.

"Nuk do ta lëmë vendin tonë, atdheun tonë. Do t'i rrënojmë këto shtëpi, do ndërtojmë të reja në vendin e tyre me lejen e Allahut, por do të ketë shtëpi që janë rezistente ndaj tërmeteve”.

Banorë të zonës

Sipas ekspertëve, ka pasur një çarje në zonën mbi vijën e thyerjes që kalon nga Çiğli Mahallesi në rrethin e İzmirit. U pa se çarja, afërsisht 2 metra e gjerë, 500 metra e gjatë dhe 1 metër e thellë, i ndante lagjen dhe arat në dysh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/15/menduam-se-po-vinte-apokalipsi-termeti-ndau-varret-ne-dysh/
https://a2news.com/2023/02/15/termeti-ndan-ne-mes-ullishten-krijohet-nje-humnere-e-thelle/

A2 CNN Livestream

Latest Videos