All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Kreu i Wagner përballet me të besuarit e Putin: Jeni tradhtarë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 09:37 | Bota
Kreu i Wagner përballet me të besuarit e Putin: Jeni tradhtarë
All - Paragraf - 1

Drejtuesi i grupit të mercenarëve rusë "Wagner", Yevgeny Prigozhin akuzoi të martën krerët e lartë të ushtrisë së Putin se nuk po furnizojnë luftëtarët e tij me armë, duke e quajtur këtë lëvizje si të pandershme.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes i hodhi poshtë pretendimet duke thënë se akuzat për mungesë municionesh janë absolutisht të pavërteta.

All - Paragraf - 3

Prigozhin ka marrë një rol kryesor që nga fillimi i luftës në Ukrainë me grupin e tij "Wagner" që udhëhoqi betejën për qytetin e Bakhmutit. Por këtë vit, atij iu hoq e drejta për të rekrutuar të burgosur në një lëvizje të Kremlinit për të frenuar ndikimin e tij.

“Thjesht bëhet fjalë për një kundërshtim të drejtpërdrejtë për të pajisur luftëtarët e Wagner-it. Kjo është baraz me një tradhti të lartë. Shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes po japin urdhra majtas e djathtas, jo vetëm të mos i japin "Wagner-it" municione, por të mos e ndihmojnë atë me transportin ajror”, shkroi Prigozhin në rrjetet sociale.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka thënë më herët se "Wagner" nuk është nën kontrollin e saj edhe pse varet nga shteti për një pjesë të armëve e logjistikës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos