
Të paktën 6 persona, mes të cilëve 2 fëmijë humbën jetën në Moskë, si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel shumëkatësh në qendër të kryeqytetit.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri nisi në katin e pestë të hotelit për t’u përhapur me shpejtësi më tej dhe në katet e tjera.
Ekipet e emergjencës ndërhynë me shpejtësi dhe evakuuan rreth 200 persona, një pjesë prej të cilëve shfaqën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit.
Dhjetëra zjarrfikës shkuan në vendngjarje dhe flakët u vunë në kontroll vetëm në orët e para të mëngjesit.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme. (A2 Televizion)