U përkujtua sot 10 vjetori i 21 janarit! Ngjarje ku mbetën të vrarë 4 persona gjatë demonstratës së thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë. Në një ceremoni të organizuar nga qeveria, e cila i shpalli katër protestuesit e vrarë “Dëshmorë të Atdheut”, u vendosen kurora me lule në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, humbën jetën gjatë protestës pasi u qëllua me armë nga Kryeministria. Familjarët e viktimave vijojnë ende të kërkojnë drejtësi. (A2 Televizion)
4 viktimat e 21 janarit shpallen “Dëshmorë të Atdheut”
