“Zgjidhja vjen përmes zgjedhjeve”, Ermal Pashaj: Bashkimi i opozitës të negociohet jashtë kamerave

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2026, 21:33 | Politikë

“Zgjidhja vjen përmes zgjedhjeve”, Ermal Pashaj: Bashkimi i

Mjeku Ermal Pashaj, i ftuar në emisionin “Terminal” me  Loneta Progninin, ka komentuar mundësinë e një bashkimi politik mes forcave opozitare dhe përfshirjen në këtë proces të protestuesve, profesionistëve dhe figurave publike që kanë ngritur zërin kundër qeverisë.

Pashaj u shpreh se, në kushtet aktuale politike, zgjedhjet mbeten rruga përmes së cilës mund të kërkohet një zgjidhje, ndërsa bashkëpunimin mes forcave opozitare e konsideroi jo vetëm të mundshëm, por edhe të nevojshëm.

Ai theksoi se diskutimet për modalitetet dhe mënyrën e bashkëpunimit duhet të zhvillohen jashtë vëmendjes së kamerave dhe ambienteve publike, duke argumentuar se proceset e tilla kërkojnë bisedime konkrete dhe jo përqendrim te shfaqja publike.

“Modalitetet dhe formalitetet janë situata që do të duhet të bëhen jashtë ambienteve publike. Nuk janë situata që diskutohen para kamerave, sepse tentativa të tilla duket sikur tentojnë të bëjnë mjegull”, u shpreh Pashaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos