
Trajneri Ditmar Bicaj ka komentuar paraqitjen e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, në një intervistë për emisionin “Mega Sport” me moderator Altin Sulçen.
Bicaj u shpreh se, para takimit, edhe një rezultat barazimi do të konsiderohej pozitiv, duke pasur parasysh rëndësinë e sfidës dhe pozicionin e Bjellorusisë në grup.
Megjithatë, sipas tij, ajo që pa në fushën e lojës ishte një skuadër me pak cilësi, pa ide dhe kreativitet në fazën sulmuese.
Trajneri e cilësoi Bjellorusinë si një ekip fizik, por me mangësi të dukshme në repartin e portës dhe në organizimin e lojës.
“Përpara takimit mendoj se të gjithë do të ishim të lumtur edhe me një barazim, duke parë që kishim dy rezultate dhe që Bjellorusia ishte direkt pas nesh.
Por, me atë që dhuroi në fushën e lojës, pashë një ekip pa shumë cilësi. Ishte një ekip fizik, por pa ide dhe pa kreativitet në majën e sulmit”, u shpreh Bicaj. (A2 Televizion)