Mbi 18 mijë fluturime të anuluara në SHBA, Trump fajëson Biden dhe kërkon 50 miliardë dollarë për modernizimin e sistemit ajror

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2026, 20:33 | Bota

Mbi 18 mijë fluturime të anuluara në SHBA, Trump fajëson

Kriza në transportin ajror amerikan vijon të shkaktojë kaos në aeroportet e vendit, me më shumë se 18 mijë fluturime të anuluara që prej së premtes. Presidenti Donald Trump ka reaguar për situatën, duke fajësuar administratën e paraardhësit të tij, Joe Biden, për gjendjen e rënduar të sistemit të kontrollit të trafikut ajror.

Në reagimin e tij të parë publik për krizën, Trump akuzoi administratën e mëparshme se kishte përkeqësuar infrastrukturën e vjetëruar të aviacionit, duke pretenduar se fondet ishin shpenzuar pa rezultat dhe se sistemi ishte lënë në gjendje problematike.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, presidenti amerikan e cilësoi administratën Biden si përgjegjëse për situatën në Administratën Federale të Aviacionit (FAA), duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mbështetur kërkesën për miratimin e një fondi prej 50 miliardë dollarësh, i cili do të përdoret për modernizimin e infrastrukturës së kontrollit të trafikut ajror.

Trump e ka cilësuar të papranueshme faktin që një pjesë e madhe e teknologjisë së përdorur aktualisht është rreth 50 vjeç, duke premtuar ndërtimin e një sistemi të ri, të cilin e përshkroi si më të mirin në botë.

Edhe Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, i ka kërkuar Kongresit miratimin e financimit, duke argumentuar se modernizimi duhet të nisë menjëherë dhe jo të realizohet me ndërhyrje të pjesshme ndër vite.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos