“40 shtete mund të bojkotojnë Olimpiadën e Parisit”

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 10:52 | Sporte të tjera
“40 shtete mund të bojkotojnë Olimpiadën e Parisit”

Ministri i Sportit dhe Turizmit në Poloni, Kamil Bortniczuk, tha se deri në 40 shtete mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të Parisit, diçka që do ta bënte krejtësisht të pakuptimtë ngjarjen e madhe sportive.

Deklarata e tij erdhi pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan bashkërisht planin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për të lejuar sportistët rusë dhe bjellorusë që të marrin pjesë në turneun e vitit 2024. Ukraina sigurisht që ka kërcënuar me bojkot nëse kjo ndodh, por KON tha të enjten se bojkoti do të ndëshkonte vetëm sportistët.

Bortniczuk tha se besonte që ishte e mundshme që Polonia të ngrejë një aleancë me 40 shtete të tjera, përfshi Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, për të kundërshtuar planet e KON-it para mbledhjes së 10 shkurtit. “Nëse ne bojkotojmë Olimpiadën, atëherë ajo do të ishte e pakuptimtë”, tha Bortniczuk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos