40 vite radhazi, rekordi i përbashkët i Bayern dhe Inter në finalen e Kupës së Botës

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 13:58 | Futboll

Bayern Munchen dhe Inter janë dy klubet e vetme në botë që në 40 vitet e fundit kanë minimumi nga një lojtar në finalen e një Kupe Bote.

Edhe në Botërorin e Katarit, që është në fazën e gjysmëfinaleve, këto dy ekipe e kanë siguruar “pjesëmarrjen” e tyre në ndeshjen më të madhe të futbollit. Franca, Maroku, Argjentina dhe Kroacia kanë të gjitha në gjirin e tyre futbollistë nga këto ekipe, kështu që sido që të dalë finalja e madhe, në të nuk do të mungojë një lojtar nga klubi gjerman apo ai italian.

Bayern ka në garë Upamecano, Coman, Pavard (Francë), Mazraoui (Marok) dhe Stanišić (Kroaci). Ndërsa Interi ka Lautaro Martinez (Argjentinë) dhe Brozovic (Kroaci). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos