
Hair Zeqiri dhe Tefik Osmani vlerësuan ndeshjen që zhvilloi mbrëmjen e sotme Anglia ndaj Francës ndonëse nuk arriti të kalonte për në fazën tjetër të Botërorit.
Për Zeqirin, takimi i sotëm, i cilësuar si një finale e parakohshme u zgjidh nga gabimet që bënë lojtarët dhe në këtë rast ata të Anglisë gabuan më shumë.
“Sot pamë një Angli që bëri lojën e saj. Ishte aty deri në fund. Kishe dëshira ta shikojë. Të vjen keq që largohet Anglia. Diferencën që bëri në këtë ndeshje ishin gabimet, fokusi. Sot Anglia cedoi në këtë drejtim. Harry Kane ishte protagonist. Bëri të gjithë lojën sulmuese”, tha Zeqiri.
Ndërkohë që Osmani nuk la pa përmendur dhe ngarkesën që u pa te djemtë e Southgate, të cilët humbën qetësinë, sidomos në rastet e golave.
“Të them të drejtën Anglia ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe ishin episodet ato që vendosën takimin. Mbrojtja dhe portieri nuk ishin në ditën më të mirë. Dhe te goli i parë kishte një gabim. Anglia bëri ndeshjen e saj, por është e vështirë që në një ndeshje që duhet zgjidhur nga episodet Anglia gaboi në dy golat. Ishte një ndeshje me ngarkesë”, u shpreh Osmani. (A2 Televizion)