“Një orkestër në sintoni”. Maroku, a mund të quhet më surprizë?

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 23:04 | Futboll
“Një orkestër në sintoni”. Maroku, a mund të

Një orkestër në sintoni e ka cilësuar Hair Zeqiri ekipin e Marokut, i cili arriti të eliminonte në çerekfinale Portugalinë, për t’u bërë skuadra e parë nga Afrika që kalon në këtë fazë të Kupës së Botës.

“Nuk është më surprizë. Sepse të fitosh me Belgjikën, Spanjë, Portugalinë dhe të kesh zero të pësuar do të thotë që ata besojnë. Ata kanë cilësi dhe janë si një orkestër në sintoni që drejtohet nga trajneri. Të gjithë lëvizin nga njëra anë në tjetrën në bllok”, tha Zeqiri.

Ndërkohë që në të njëjtën linjë ishte dhe Tefik Osmani, sipas të cilit Maroku nuk duhej të konsiderohej më surprizë që në momentin kur e mbylli grupin me 7 pikë, ku luajti me Kroacinë dhe Belgjikën.

“Mendoj se Maroku ishte surprizë vetëm në ndeshjen e parë kundër Kroacisë, ku mendonim se do të fitonte kjo e fundit. Në momentin që Maroku e mbylli grupin me 7 pikë nuk ishte më surprizë. Kanë një bosht të jashtëzakonshëm, në mbrojtje janë mirë. Amrabat më i miri në rolin e tij. El Nessyri futet te treshja që i ka shërbyer skuadrës. E habitshmja e këtyre lojtarëve është gjendja fizike. Nuk duhet të harrojmë që ata nuk kanë aspak presion”, deklaroi Osmani. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/nje-orkester-ne-sintoni-maroku-a-mund-te-quhet-me-surprize/

A2 CNN Livestream

Latest Videos