40-vjeçari i shpëton mrekullisht atentatit në Gramsh, në pranga 2 autorët dhe vetë "shënjestra" që gënjeu Policinë

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 11:57 | Kronikë
40-vjeçari i shpëton mrekullisht atentatit në Gramsh, në

Policia e Gramshit ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen se pas një sherri mes tyre, kërcënuan dhe kërkuan të vrasin me armë zjarri një 40-vjeçar. Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe vetë ky i fundit, pasi akuzohet se ka gënjyer policinë gjatë marrjes në pyetje.

“Kanosën më armë zjarri një 40-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë, Gramsh dhe Korçë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga edhe 40-vjeçari që u kanos, pasi dha deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bulçar, Gramsh, 2 shtetas kishin kanosur me armë zjarri, një shtetas tjetër dhe se situata mund të përshkallëzohej në ngjarje kriminale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Bulçar”, për parandalimin e përshkallëzimit të situatës, si dhe për kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të këtij rasti”, njofton Policia e Gramshit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/21/shmanget-tjeter-krim-ne-familje-ne-tirane-arrestohet-31-vjecari-rrahu-dhe-kercenoi-vellain-dhe-dajen/
https://a2news.com/2023/03/21/parandalohet-masakra-ne-tirane-arrestohet-41-vjecari-qe-kercenoi-familjaret-me-kallashnikov/
https://a2news.com/2022/09/09/shmanget-tragjedia-po-kercenonte-gruan-me-thike-arrestohet-54-vjecari-ne-fier/

A2 CNN Livestream

Latest Videos