All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

400 vende pune në kantierin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Rama: Punimet po ecin me ritëm të lartë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 08:15 | Aktualitet
400 vende pune në kantierin e bazës ajrore të NATO-s në
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama e ka nisur, mëngjesin e sotëm, duke publikuar pamje nga kantieri i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, ndërsa inspektohen nga ministri i Brendshëm Blendi Çuçi. Kreu i qeverisë ka njoftuar se janë krijuar 400 vende pune, ndërsa punimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

All - Paragraf - 3

NATO e ka përzgjedhur bazën ajrore të Kuçovës si pikë të përshtatshme për të kryer misionet ushtarake, dhe do të shndërrohet në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos