4000 fashistë në shesh për 100-vjetorin e regjimit të Musolinit

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 11:21 | Bota

Me përshëndetjen karakteristike fashiste, mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Predappio në veri të Italisë për të nderuar Benito Mussolinin me rastin e 100-vjetorit të nisjes së regjimit të tij diktatorial.

Sipas organizatorëve, mbi 4000 simpatizantë të fashizmit të veshur me të zeza dhe simbole tashmë të ndaluara, ishin mbledhur në qytetin e lindjes së Mussolinit duke thërritur “Duçe, Duçe”.

Të pranishmit u përshëndetën nga stërmbesa e Musolinit, Orsola e cila tha: “Pas 100 vitesh, ne jemi ende këtu për të bërë homazhe për njeriun që donte ky shtet dhe të cilin nuk do të ndalemi kurrë së admiruari”.

Marshimi përkujton 100-vjetorin kur fashistët hynë në Romë dhe nisën grushtin e shtetit i cili solli regjimin e Mussolinit për 21 vite.

Muajin e fundit, Italia zgjodhi një qeveri të ekstremit të djathtë, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos