4000 forca ajrore në gatishmëri, SHBA “tregon dhëmbët” përballë çdo kërcënimi

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 10:21 | Bota

Ushtria amerikane mbajti një nga shfaqjet më të mëdha të Forcave Ajrore, që sipas shumë ekspertëve synon të tregojë fuqinë në një kohë kur bota po përballet me luftën në Ukrainë dhe tensionet në rritje me Kinën.

Në një skenë të paimagjinueshme në bazën ajrore të Sheppard në Teksas, më shumë se 4000 pjesëtarë të forcave ajrore dhe 80 avionë të ndryshëm kishin mbushur pistën ku u mbajt kjo “show force”.

Ngjarja vjen disa ditë pasi luftanijet amerikane lundruan përgjatë Ngushticës së Tajvanit, për shkak të manovrave të rrezikshme ushtarake që Kina kreu përreth ishullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos