Rrëshqitja e dheut shkakton tragjedi, të paktën dy viktima, “varrosen” automjetet

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 09:04 | Bota

Një rrëshqitje e madhe dheu në veriperëndim të Pakistanit ka vrarë të paktën dy persona, ndërsa janë plagosur tetë të tjerë, ndërsa si pasojë e prurjeve të mëdha, shumë automjete janë zhytur nën baltë e gurë.

Rrëshqitja e dheut ndodhi herët të martën pranë Torkham, një pikë kufitare kryesore midis Pakistanit dhe Afganistanit në provincën Khyber Pakhtunkhëa.

“Zyrtarët e shpëtimit u informuan për një rrëshqitje dheu para agimit pranë kufirit të Torkhamit pas shiut dhe stuhisë, që varrosi shumë kamionë dhe kontejnerë”, tha për Al Jazeera Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimit të shpëtimit 1122 në provincë.

Faizi tha se autoritetet kanë nisur një operacion kërkimi për të kërkuar njerëzit e bllokuar, ndërsa shtoi se mund të ketë më shumë se 20 automjete, duke përfshirë kamionë të mëdhenj, nën rrënoja.

Kalimi Torkham u mbyll për më shumë se një javë në shkurt të këtij viti për shkak të tensioneve midis autoriteteve pakistaneze dhe afgane pas përleshjeve përgjatë kufirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos