
41 persona kanë humbur jetën dhe 1022 të tjerë janë infektuar si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 3127 testime gjatë ditës së fundit, ndërkohë që 680 pacientë janë shëruar.
Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut raportohen mbi 61 mijë të infektuar dhe 1699 viktima. (A2 Televizion)