"430 milionë euro deri në 2047-n". Rama nuk mban të qeshurën: Më duket se më keni sjellë 5000 delegatët këtu

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 16:03 | Politikë
"430 milionë euro deri në 2047-n". Rama nuk mban të

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, përmblodhi shifrat që, sipas Partisë Demokratike, do të përfitojnë kompanitë e inceneratorëve.

“Për inceneratorin e Elbasanit, që sikurse thatë keni dhënë 24,.7 milionë euro për zbatimin e kësaj kontrate bashkë me TVSH, për kontratën e Fierit, 30,6 milionë euro deri në këtë moment, 360 milionë euro kontrata koncensionare e Tiranës për 30 vite, në total janë 433 milionë euro. Kjo ka shtuar të drejtën për të shitur energjinë me një vlerë prej  160 milionë euro, të drejtën për të shitur skrapin 70 milionë euro, të drejtën ekskluzive nga kontrata të tjera që koncensionari është duke marrë me qytetet e tjera; si 10 milionë euro Durrësi. E bëjnë shumën më shume se 430 milionë euro, por unë iu referova vetëm vlerës se kontratave”, tha Tabaku.

Deklarata e saj u prit me të qeshura nga kryeministri Rama. “Jam i keqardhur që i jeni vënë në dispozicion me zë dhe figurë kësaj çmendurie, që mund të jetë normale për Bashën, por jo për një profesioniste. E kam të pamundur të besoj që ju i besoni këto që thoni, siç e kam të pamundur të besoj që ju besoni se keni pasur 5200 vetë me një sallë. Që në atë moment, të gjitha shifrat e tjera janë shumë të diskutueshme edhe po të jenë të vërteta. I thoni njerëzve ju kanë vjedhur 430 milionë, ku këtu bëkeni llogaritë e parave të angazhuara për të pastruar Tiranën, jo për kompaninë. Kompania do të investojë vetë. Bashkitë do të paguajnë për plehrat deri në vitin 2047. Ky është niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos