
Ka vazhduar i ashpër debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku.
Kreu i qeverisë dhe deputetja Tabaku, janë përplasur disa herë për mënyrën e drejtimit të seancës së komisionit dhe ndërprerjen e fjalës së njëri-tjetrit.
“Nuk ju përgjigjem më. Jeni në shkelje të ligjit. Do i dëgjoj të 51 pyetjet. Mos bëni asnjë koment. Mos flisni për lloj e lloj gjërash”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)