47-vjetori i Alexei Navalny, protesta në Rusi dhe mbi 100 të arrestuar

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 09:15 | Bota

Policia ruse tha se ka arrestuar më shumë se 100 mbështetës të liderit opozitar rus, Alexei Navalny, në ditën e 47-vjetorit të tij të lindjes. Protestat u mbajtën në disa qytete, përfshirë Moskën, me kërkesë kryesore të liderit Navalny, një nga më kritikët e Vladimir Putinit.

Sipas Grupit të Monitorimit të protestave, 109 vetë u arrestuan në 23 qytete të ndryshme, pas përplasjes së ashpër edhe me forcat e policisë.

Kjo ishte hera e parë që nga viti 2022, pasi nisi lufta në Ukrainë që qytetarët protestojnë kundër Putinit, pas arrestimeve masive të vitit të shkuar. Pamjet e protestave në Moskë dhe Shën Petersburg, dy nga qytetet më të mëdha, tregojnë momentet e arrestimit të demonstruesve.

Navalny, në burg prej muajsh, tha në muajin prill se akuzat për terrorizëm të ngritura ndaj tij, janë fabrikim i zyrës së vetë Putinit, për të cilat ai rrezikon të dënohet me 30 vjet burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos