
Një grua 48-vjeçare ka mbijetuar për 5 ditë e bllokuar në pyjet e Australisë duke ngrënë lëpirëse dhe duke pirë një shishe verë.
Lillian Ip ishte nisur për një udhëtim të shkurtër të shtunën duke kaluar në pyjet e dendura të shtetit të Victoria-s. Por, për fat të keq ajo mori një kthesë të gabuar dhe automjeti i saj ngeci në baltë.
Edhe pse ajo vetë nuk pi alkool, gruaja kishte në makinë vetëm një shishe verë që e kishte blerë për ta bërë dhuratë. Pas pesë netësh në pyje, ajo u zbulua nga shërbimet e urgjencës të premten.
“Gjëja e parë që më vinte në mendje ishte ujë dhe cigare”. tha ajo për mediat pasi u shpëtua. “Shyqyr Zotit që një police kishte cigare.”
Lillian tregoi se ditën e fundit ishte gati të dorëzohej dhe filloi të mendonte se kishte prekur fundin.
Pasi humbi shpresat për t’u gjetur e gjallë, ajo shkroi një letër për familjen me atë së cilës u thoshte se i donte. Lillian Ip u gjet 60 km nga qyteti më i afërt dhe për shkak të shëndetit të rënduar nuk mund të ecte. (A2 Televizion)