All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vrau 8 persona në një qendër tregtare, autori i masakrës në Teksas ishte një neonazist

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 08:28 | Bota
Vrau 8 persona në një qendër tregtare, autori i masakrës
All - Paragraf - 1

Autori i sulmit  që vrau 8 persona në një qendër tregtare në Teksas kishte bindje neo-naziste dhe supremaciste. Kjo u raportua nga burime të Washington Post.

Vrasësi u identifikua me emrin Mauricio Garcia, 33 vjeç. Policia ende nuk ka bërë të ditur arsyen e masakrës.

All - Paragraf - 3

Sipas burimeve, 33-vjeçari kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Right wing death squad”.

Përveç armës dhe municionit që mbante me vete, në makinë i janë gjetur edhe disa armë. Sipas Washington Post, Garcia jetonte në një hotel në Dallas në kohën e sulmit.

33-vjeçari u qëllua për vdekje nga një oficer policie, pasi nuk ndaloi të shtënat në drejtim të qendrës tregtare.

All - Paragraf - 6

Presidenti Joe Biden urdhëroi uljen e flamujve në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një deklarate ai tha se “ngjarja ishte akti i fundit i dhunës me armë që tronditi kombin”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos