Kosova ka pësuar edhe 5 gola në pjesën e parë të takimit ndaj Anglisë.
Sancho, sulmuesi i Borussia Dortmund, “dehu” Hadërgjonajn nga krahu i djathtë i sulmit anglez dhe futi një krosim në zonën e vogël, aty ku gjendej i vetëm Vojvoda, i cili në mënyrë të pakuptimtë shtyu topin në portën e boshatisur për golin e tretë të anglezëve.
Goli i katërt dhe i pestë u shënuan sërish nga Sancho. (A2 Televizion)