Ndërtesa të shumta, me kalimin e kohës, janë shndërruar në objekte me një lloj tjetër përdorimi. Fabrikat e vjetra iu nënshtruan rikonstruksioneve për t’u bërë muze, seli të kompanive të mëdha ose dyqane mode.
Mund të thuhet se e njëjta gjë ka ndodhur me hotelet dhe bujtinat rurale. Disa, u bënë edhe burgje në të kaluarën.
Në fotogalerinë e mësipërme njihuni me hotelet që kanë qenë burgje në të kaluarën. (A2 Televizion)
Parador de San Marcos - I inauguruar në shekullin e XII për të strehuar pelegrinët në Camino de Santiago, pesë shekuj më vonë shërbeu si burg. Gjithashtu përmbushi funksionet e një qendre burgu gjatë regjimit të Frankos. Në atë kohë, burgu strehonte deri në 15 000 njerëz.Het Arresthuis - I vendosur në komunën e Roermond (Holandë), ishte një burg midis viteve 1863 dhe 2007. Një pjesë e dhomave ende ruajnë disa nga detajet më domethënëse të kohës. Klientët mund të zgjedhin një dhomë të bazuar në lloje të ndryshme qelish.Hotel Courthouse - Dikur ishte një burg dhe gjithashtu ishte selia e një gjykate. Ndër personazhet më të shquar në këtë burg kanë vuajtur dënimin Mick Jagger, kur u arrestua në vitin 1970 me akuzën e zotërimit të kanabisit. Po ashtu, edhe shkrimtari Oscar Wilde.Hotel Wilmina – Ky hotel, në Berlin të Gjermanisë, ka qenë burg për gratë.The Liberty - Një hotel luksoz i vendosur në lagjen Beacon Hill, në qendër të Bostonit (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Në mesin e shekullit XIX, kur u ndërtua, ndërtesa u përdor si burg. Një burg që funksionoi deri në vitin 1990. Tani, hoteli ka pothuajse 300 dhoma dhe ofron 30 minuta guidë për të mësuar mbi historinë e tij.