
FIFA zbuloi finalistët e çmimit “Lojtari i Vitit”, aty ku ylli i Bayern, Robert Lewandowski sfidon Lionel Mesin dhe Cristiano Ronaldon, futbollistët që kanë dominuar arenën ndërkombëtare në dekadën e fundit.
Polaku është favorit, pas triumfit në Champions, fitimit të Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë. Fituesi i “The Best” për vitin 2020, së bashku me vlerësimet për kategoritë e tjera, do të bëhet publik të enjten e ardhshme.
Për portierin më të mirë sfidohen Neuer, Alison dhe Oblak. Në garën për trajnerin më të mirë, favoriti Flick ka përballë Jurgen Klopp dhe Bielsa, ndërsa do të dorëzohet edhe “Çmimi Pushkash” për “Golin më të Bukur të Vitit”. (A2 Televizion)