Mijëra tifozë mbushët rrugët e Viçencës për të përcjellë për në banesën e fundit legjendën e futbollit italian dhe atij botëror, Paolo Rossi, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga kanceri në mushkri.
Arkivoli u vendos në stadiumin “Stadio Romeo Menti”, ku tifozët patën mundësinë t’i jepnin lamtumirën heroit të Italisë në Botërorin e 1982-shit.
Rossi ishte golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i turneut 1982, në Spanjë. Tregolëshi i tij i paharrueshëm eliminoi Brazilin favorit, në një ndeshje që shumë tifozë e shohin si një nga më të mirat në historinë e Kupës së Botës.
Ish-sulmuesi i Juventusit, një nga kampionët më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, fitoi Topin e Artë në ’82. Në 2004, ai u emërua nga legjenda braziliane Pelé si një nga 125 futbollistët më të mirë.
Pasi u tërhoq nga futbolli në fund të viteve 1980, Rossi punoi si ekspert për Sky, Mediaset dhe Rai. (A2 Televizion)