
Dortmund vijon të bëjë hapa falsë në kampionatin gjerman, duke shënuar një humbje në shtëpi, pas barazimit të një jave më parë me Frankfurd.
Verdhezinjtë kësaj radhe u mundën me rezultatin e thellë 1-5 përballë Stuttgart-it të ngjitur këtë vit në Bundesligë.
Kjo humbje duket se nuk do të kalojë pa pasoja, pasi tashmë posti i trajnerit Favre është me të vërtetë në rrezik. Pas 11 javësh kampionat, Dormund renditet në vend të 5 me 19 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)