
Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja kryesore e kësaj jave në Premier League mes Manchester United dhe Manchester City. Një ndeshje e shumëpritur nga të gjithë tifozët e futbollit, por që nuk arriti në nivelet e duhura.
Të dy ekipet më shumë iu trembën humbjes në këtë takim sesa provuan të rrezikonin në këtë ndeshje, e cila ishte shumë e rëndësishme dhe për klasifikimin.
Tashmë pas 11 javësh kampionat të dy ekipet e Manchester ndodhen larg kreut, ku United renditet në vend të shtatë me 20 pikë, ndërsa City menjëherë pas tij me një pikë më pak. (A2 Televizion)