
Derbi i “Merseyside” mes Evertonit dhe Liverpool-it është mbyllur në barazim pa gola edhe pse rastet ishin të shumta në “Goodison Park” për të dyja skuadrat.
Skuadra e Klopp ishte ajo që e kontrolloi lojën, krijoi edhe raste, por në anën tjetër edhe Evertoni i trajnerit italian Ancelotti pati mundësi të realizonte në këtë ndeshje. Për t’u veçuar ishte një goditje e shtyllës në minutat e fundit të takimit.
Megjithatë, në fund dy skuadrat ndan nga një pikë, e cila nuk është se ndikon shumë në renditje, duke qenë se Liverpooli është i shkëputur me 23 pikë nga Manchester City i vendit të dytë, ndërsa Evertoni ndodhet në mesin e renditjes. (A2 Televizion)