
Inter nuk dorëzohet në garën për titull në Serinë A. Rikthimi i zikaltërve në kampionat ishte pozitiv, ndërsa skuadra e Contes siguroi fitoren përballë Sampdorias, në takimin e prapambetur që i përket javës së 25.
Me një lojë të bukur dhe aksione spektakolare goli, zikaltërit fituan 2-1 në "San Siro". Ishte dyshja kryesore e sulmit të Interit, Lukaku-Martinez, ajo që la gjurmë në këtë përballje.
Sampdoria u mundua të reagojë duke ngushtuar diferencën në pjesën e dytë, por Inter diti të menaxhojë mirë minutat e mbetura, duke arritur fitoren e duke mbetur në ndjekje të dyshes kryesuese Juventus-Lazio. (A2 Televizion)