
Me kërkesë të SPAK, Gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurive të Altin Çuçajt, i dënuar për trafik droge në Itali.
Referuar njoftimit zyrtar të bërë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korruposion, bëhet fjalë për një pasuri të përbërë nga 4 prona të lokalizuara në Vlorë dhe 5 makina luksoze. Këto pasuri ishin vendosur në emër të familjarëve të tyre, mes të cilëve edhe të vëllait të Altin Çuçajt, edhe ky i fundit i dënuar për trafik droge nga gjykata e Torinas në Itali.
Ky vendim ka ardhur pasi ka dyshime që kjo pasuri është vënë nga të ardhurat e përfituara prej aktiviteteve kriminale
Pasuritë e konfiskuara
Njoftimi i SPAK
1. Pasuri e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 902 m² dhe ndërtesë me sip.168 m², ndodhur në Vlorë në pronësi të shtetases A. Kondo.
2. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 105.6 m² dhe ndërtesë me sip.105.6 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
3. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 500 m² dhe ndërtesë me sip.183 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
4. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip.151 m² dhe ndërtesë me sip.62 m², ndodhur në Vlorë,në pronësi të M. Çuçaj.
5. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “C270CDI”, në pronësi të A. Çuçaj.
6. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Ford”, modeli “KUGA”, në pronësi të E. Çuçaj.
7. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “E350CDI”, në pronësi të M. Çuçaj.
8. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “TOYOTA”, modeli “YARIS”, në pronësi të M. Çuçaj.
9. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “ML320CDI”, në pronësi të B. Çuçaj”.
Altin Çuçaj banues në Vlorë ka qenë i dënuar nga gjykata e Torinas në Itali për trafik droge me 14 vite burg. Më herët, OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë, por vëllezërit Çuçaj kanë pretenduar se nuk i ka mbërritur, e ndërsa në një komunikim që ka pasur me A2 CNN në shkurt të 2020 është shprehur se ndaj tij janë nisur nga Prokuroria dy procese për verifikimin e pasurisë, por janë pushuar sepse s’ka pasur elemente të veprës penale. (A2 Televizion)