
Në Foltoren e Librazhdit, ku shoqërohej nga ish-presidenti Bujar Nishani, deputeti i zonës, Luçiano Boçi dhe përfaqësues të tjerë demokratë, Sali Berisha i ktheu përgjigje Lulzim Bashës ndaj akuzave për lidhje me krimin. Berisha akuzoi Bashën se ka uzurpuar PD-në dhe i kujtoi 2 dosje, një për lidhjet me rusët dhe çështjen e “Toyota Yaris”. Berisha shtoi gjithashtu se po mblidhen 5 mijë firma për kuvendin e 11 dhjetorit.
“Një njeri i shkolluar në perëndim që nuk njeh asnjë rrgull moral dhe ligjor. Sot ai ka në dorë vetem ligjin e partisë, statutin duke thyer çdo nen. Për të Këshilli, Kuvendi nuk ekzistojnë. Sot ai ka njoftuar se ka marrë ftesë për në SHBA. Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saimir Tahiri, ti shkon aty me dy dosje të rënda. Dosjen Muzin dhe Toyota Yaris, këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën, për të parën 3 vite më parë u nis në SHBA, një grup demokratësh doli ta priste, por nuk erdhi. Po të vinte do të arrestohej thanë. Dosja Muzin është përvëluese për të. Po dridhen themelet e narkoshtetit. Ata kanë frikë të shkojnë të kontrollojnë formularët duke i konsideruar lluam ata që shkojnë në Foltore. Peng Basha bëri fjalë edhe për lidhje me krimin të miat dhe Foltores. Suel Çelen e kam denoncuar më shumë se askush tjetër. Shkoni në Facebookun e Lulzim Bashës nuk e ka përmend asnjëherë. Shikoni tabulatet e bisedave tona ku më kërkonte mos i përmendja emrin. I ka ngelur vetëm shpifja dhe tërbimi. Pengun e urdhëruan të thërrasë antiKuvendin e datës 18. Lidhur me firmat jo vetëm që janë 4200 por po shkojnë drejt 5000. Pse ne nuk i publikojmë? E para është ligji i të dhënave, neni i Kushtetutës për mbrojtjen e të dhënave personale. Kanë frikë dhe tmerr prej tyre”- tha ai.
Kësaj here Berisha ka përmendur edhe protestat duke paralajmëruar se sheshet do të mbushen plot kundër Ramës.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut demokrat Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, ai thotë se Berisha riciklon akuzat e Ramës, por nuk mund të bunkerizojë PD-në për interesa personale.
“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!”, shkruan Basha. (A2 Televizion)