Eurobondi, Berisha: Kurrë nuk ka ndodhur që opozita të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh në historinë e vendit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 17:24 | Politikë
Eurobondi, Berisha: Kurrë nuk ka ndodhur që opozita të

Sali Berisha, nga Foltorja në Librazhd, komentoi eurobondin prej 650 milionë eurosh të marrë nga qeveria.

Shuma e kërkuar nga qeveria ishte 500-700 milionë euro. Ky borxh është marrë për një periudhë 10-vjeçare, ndërsa interesi me të cilin është siguruar është 3.75% dhe kupon 3.5%.

Ish-kryeministri kritikoi opozitën, duke theksuar se “kurrë nuk ka ndodhur që një opozitë të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh të marrë në historinë e këtij vendi”.

https://a2news.com/2021/11/18/sigurohet-eurobondi-shqiperia-merr-650-milione-euro-borxh-me-interes-3-75/

“Kurrë nuk ka ndodhur që një opozitë të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh të marrë në historinë e këtij vendi, siç veproi pengBasha, pasi shkelmoi mbi djersën dhe sakrificat e gjithanshme që bëtë ju për 3 muaj, për të mos thënë për 8 vite në opozitë”, tha Berisha.

“Të gjitha këto ndodhën pasi ne kalum si vend nga një rekord i zi në tjetrin. Pasi në Shqipëri, borxhi u rrit me 5 herë më shumë sesa 8 vitet e mëparshme. Kurse rrogat u ulën, pensionet u ulën për shkak të rritjes së inflacionit. Sot, secili prej jush merr 30% më pak sesa në vitin 2013, duke e matur me inflacionin”, shtoi ish-kryeministri.

https://a2news.com/2021/11/19/cdo-shqiptar-ka-4100-euro-detyrime-dyfish-krahasuar-me-2013/

Më tej, Berisha theksoi: “Vërtet Edi Rama plaçkiti votën si kurrë më parë, por pengkryetari i cili u zotua se do të mbronte votën tuaj, se nuk do të njihte zgjedhjet e 25 prillit, harroi çdo zotim dhe u mor vetëm me karrigen e tij. Ai nisi bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën. PD-në e shndërroi në një ministri të narkoshtetit shqiptar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos