
Në një ceremoni të posaçme, kryeministri Edi Rama dekoroi me "Medaljen e Artë" nxënësit të cilët kanë përfunduar gjimnazin me rezultate ekselente.
“Janë medaljet që unë vlerësoj, medaljet për ata që humbin jetën në krye të detyrës dhe për ju, nxënësit ekselentë”.
Mes të vlerësuarve jo të gjithë kishin të njëjtin përjetim me kryeministrin, për shkak edhe të vonesës disavjeçare të medaljes që duket se kishte zbehur emocionet.
Edhe pse e iniciuar si një ceremoni vlerësuese dhe festive, atmosfera ndërroi plotësisht për disa minuta, kur një nga studentet tregoi pengun e jetës me arsimimin e saj.
Dikur ishte kryeministri që justifikohej me fjalinë “është faji i sistemit”, por këtë herë nuk e pranoi.
“Nuk është faj sistemi. Por, gjithsesi, fati ka destinuar diçka më të mirë për ty”.
Për të ndjekur aktivitetin e shpërndarjes së medaljeve, gjeti kohën dhe ministrja për të Rinjtë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. (A2 Televizion)