Berisha në Maqellarë: Lul Brava tradhtoi dibranët pasi e kishte mendjen të qeveriste me Ramën

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 17:05 | Politikë
Berisha në Maqellarë: Lul Brava tradhtoi dibranët pasi e kishte

Nga Maqellara e Dibrës, Sali Berisha u tha demokratëve të kësaj zone se Lulzim Basha i ka tradhtuar, pasi sipas tij ai nuk vërtetoi atë që e quante masakër elektorale, por synim kishte të qeveriste me Edi Ramën.

“Ju e ndalët kriminelin e votave ai sot është i lirë pse sepse Lulzim Basha ju tradhtoi sepse e kishte mendjen të qeveriste me Ramën”, tha Berisha.

Berisha ftoi demokratët të mos votojnë kandidatin e Bashës për bashkinë Dibër, duke ftuar ata që besojnë tek e djathta që të bashkohen pranë logos së Shtëpisë së Lirisë.

“Ftoj demokratët e Dibrës të bashkohen të gjithë, asnjë votë kandidatit të Lul Bravës. Çdo votë për të është humbje për PD-në. Logoja e vërtetë e jona është Shtëpia e Lirisë. Duhet të falënderoj aleatët e miqtë që janë sot këtu. Shpreh bindjen e thellë se së bashkë me aleatët do shënojmë një fitore të shkëlqyer në Dibër dhe në bashkitë e tjera”, shtoi Berisha.

Një apel e kishte për një nga mbështetësit e Bashës në Dibër, Naim Gazdeden, të cilit i tha se e vetmja gjë që i ka sjellë Lulzim Basha demokratëve është humbja.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos