
Në “Intervistë me Merita Haklaj”, profesori Besnik Aliaj foli edhe për mazhorancën dhe situatën në të cilën ajo ndodhet në këto momente.
Ai u shpreh se pavarësisht fitores së në zgjedhjet e fundit, mazhoranca ka probleme dhe lexohet një lloj shqetësimi.
“Ajo që unë lexoj nga mazhoranca, është e qartë nga artikulimin publik dhe politik i tyre, pas zgjedhjeve të fundit, përtej asaj fitoreje që ishte me shumë dritë hije dhe e diskutueshme, tek ata lexohej një lloj shqetësimi. Ata nuk janë munduar ta fshehin. Përtej zhargonit politik, unë lexoj një shqetësim. Shqetësimi është real. Çdo njeri i mençur dhe çdo politikan duhet ta ketë. Edhe përpjekja për t’i adresuar çdo qytetari një pyetësor fsheh një shqetësim tjetër. Në thelb kjo tregon subkoshiencën e një shqetësimi që diçka nuk shkon mirë”, tha Aliaj. (A2 Televizion)