“Koha për një lidership të ri”, Besnik Aliaj: Ka një grup të tretë të heshtur në PD

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 21:47 | Politikë
“Koha për një lidership të ri”,  Besnik Aliaj: Ka

Për profesorin Besnik Aliaj ka ardhur koha për një lidership të ri në Partinë Demokratike, larg Sali Berishës dhe Lulzim Berishës.

Sipas Aliajt, në PD ekziston një grupim i tretë i heshtur me përmasa domethënëse që fare mirë mund të zgjidhet për të organizuar një proces të ri në parti që do t’i jepte fund krizës.

“Unë i përkas grupimit në PD që nuk kam marrë pjesë në asnjë Kuvend. Nuk e kam bërë për të fshehur kokën, por besoj se kjo situatë e dëmton PD dhe opozitën. Situata dramatike që kemi sot vjen se nuk shohin dritë në fund të tunelit që duhet ta sjellë opozita. Unë kam qenë në favor të një zgjidhje që shmangë konfliktualitetin. Unë e kam bërë të qartë. Nuk kam mbajtur anë. Ka ardhur koha në PD që të ketë një lidership të ri dhe unë e kam artikuluar këtë gjë. Ekziston në PD dhe një palë e tretë. Është një grupim i heshtur që është minimalisht 30% nga të gjithë statistikat. Besoj se ky do të rritet. Ky grupim nuk është i artikuluar. Ka zëra që kanë artikuluar por nuk kanë pasur besimin e duhur nga publiku. Palët duhet t’i hapin rrugë një procesi konsensual që të zgjedhë një ekip që nuk pretendon të jetë pjesë e lidershipit. Këta njerëz duhet të kenë kohë për të përgatitur një proces elektoral”, tha Aliaj në Intervistë me Merita Haklajn. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos