Komisioni për inceneratorët, mbyllet mes debateve java e parë e pyetjes së dëshmitarëve

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 19:23 | Politikë
Komisioni për inceneratorët, mbyllet mes debateve java e parë e

Raporti mjekësor me COVID nuk e shpëtoi nga dhënia e dëshmisë administratorin e inceneratorit të Fierit, Loran Dusha, i cili për rreth 2 orë  iu nënshtrua online pyetjeve të Komisionit Hetimor për inceneratorët. 

Në fund të mbledhjes, Jorida Tabaku bëri një analizë javore të punës së komisionit, të cilën e cilësoi si shumë produktive. 

Një qasje komplet të ndryshme kanë socialistët, të cilët pakënaqësitë e tyre i shprehën në fund të seancës, në një konferencë për shtyp.

Javën e ardhshme komisioni do të vijojë me marrjen e dëshmisë së emrave VIP, mes tyre kryeministri Rama, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si dhe drejtues të tjerë të cilët kanë patur lidhje me procedurën e lidhjes së kontratës me kompanitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos