5 rregullat që duhet të ndjekin fëmijët e Madonës

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 11:49 | Showbiz

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Madona, ka folur së fundmi për gjashtë fëmijët e saj, duke renditur 5 që rregullat, që sipas saj, ajo dëshiron që ata t’i ndjekin me rigorozitet.  

Madona, e cila po përgatitet të shkojë në një turne botëror të quajtur "The Celebration Tour" për të festuar 40-vjetorin e karrierës së saj, postoi një kornizë në llogarinë e saj në rrjetet sociale ku renditi 5 rregullat e shtëpisë në dërrasën e zezë.

Fëmijët e saj të quajtur Lourdes Leon, Rocco Ritchie, David Banda Mwale Ciccone Ritchie, Stella Ciccone, Mercy James dhe Estere Ciccone, duhet të ndjekin rregullat si më poshtë:

Buzëqeshni;

Jini të lumtur;

Dëgjoni të tjerët;

Flisni mirë;

Mjaftohuni me atë që keni

Ylli i famshëm bëri martesën e saj të parë me aktorin fitues të çmimit “Oscar”, Sean Penn mes viteve 1985-1989. Më pas, ajo u martua në vitin 2000 me regjisorin britanik Guy Ritchie, i cili më vonë prodhoi filma si "Sherlock", "Snatch" dhe "The Man from UNCLE". Çifti, që kanë dy fëmijë së bashku, Rocco dhe David, u divorcuan në vitin 2008.

Madonna, e cila ka folur për lidhjet e saj të kaluara në vitet e kaluara, ka bërë të ditur se është penduar për dy martesat që ka bërë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/31/vetebesimi-eshte-gjithcka-madonna-filmon-te-birin-duke-sfiluar-me-fustan/
https://a2news.com/2023/02/06/shokohen-fansat-madonna-teresisht-e-transformuar-nuk-njihet-me/
https://a2news.com/2023/01/18/hitet-me-te-mira-ne-40-vite-madonna-zbulon-datat-e-turneut-ne-amerike-dhe-europe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos