
Aktorja Gwyneth Paltrow është shfaqur për herë të parë në gjykatë, ku përballet me akuzën e sulmit fizik.
Sipas prokurorisë, aktorja ka goditur një doktor të syve në pension, në pistën e skive, duke i shkaktuar atij dëmtime në tru dhe thyerje të brinjëve. Por aktorja i mohoi akuzat në gjykatë, duke thënë se në atë moment, ka qenë e hutuar dhe gjithçka që ndodhi ishte një aksident.
Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2016, për të cilat avokati i aktores thotë se po shfrytëzohen sot për të dëmtuar imazhin e saj.
Z. Sanderson, mjeku 76-vjeçar, kërkon një dëmshpërblim prej 300 mijë dollarësh, shumë më pak nga 3.1 milionë dollarë që kishte kërkuar më herët, ndërsa aktorja 50-vjeçare, fituese e çmimit Oskar, kërkon vetëm 1 dollar shpërblim, për dëmin në imazh që i është shkaktuar këto vite, plus tarifat e gjyqit. (A2 Televizion)