Një erë e re fryn në Uashington DC, por edhe në të gjitha shtetet e tjera amerikane. Zyrtarisht nisi epoka e Joe Biden, presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara. Demokrati bëri betimin në Capitoll Hill, si asnjëherë më parë me një ceremoni me pjesëmarrje shumë të kufizuar, ish-presidentë, kongresmenë dhe familjarë, me një siguri tepër të madhe me 25 mijë ushtarë.
Temperatura e ftohtë dhe mungesa e qytetarëve u eliminuan në një lloj forme nga intonimi i Himnit Kombëtar nga Lady Gaga, më pas edhe nga performanca e Jennifer Lopez.
Fjalimi i parë i Biden si president ishte me të njëjtën temë si ajo e ceremonisë së inaugurimit: Amerika e Bashkuar! “Ne mësuam sërish që demokracia është e shenjtë, e brishtë. Në këtë orë miq, demokracia ka mbizotëruar…Në një janar tjetër në ditën e vitit të ri në 1863, Abraham Lincoln nënshkroi shpalljen e emancipimit. Kur ai vuri stilolapsin në letër, presidenti tha, dhe unë citoj, ‘nëse emri im do hyjë ndonjëherë në histori, do të jetë për këtë akt. Dhe gjithë shpirti im është në të’. I gjithë shpirti im ishte këtu sot në këtë ditë janari, i gjithë shpirti im është në këtë, duke sjellë Amerikën së bashku, duke bashkuar njerëzit tanë në kombin tonë. Dhe unë I kërkoj çdo amerikani të më bashkohet me mua në këtë kauzë”, tha presidenti. (A2 Televizion)