Nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit, por Trump zbatoi një traditë

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 17:51 | Bota
Nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit, por Trump zbatoi

Edhe pse Donald Trump theu të gjitha protokollet dhe rregullat e dorëzimit të detyrës te pasardhësi i tij, mediat raportojnë se ai respektoi vetëm një nga traditat e shumta.

Sipas zv/sekretarit për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Judd Deere, Donald Trump i ka shkruar një letër Joe Biden e cila është lënë në Tavolinën e Rezolutave në Zyrën Ovale.

Përmbajtja e kësaj letre është ende e panjohur. Presidentët në të kaluarën e kanë treguar se çfarë u kanë shkruar paraardhësit, por nuk dihet nëse Biden do të bëjë të njëjtën gjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos