56 Exchange të rinj gjatë 2022, pastrimi i parave po ushqen industrinë e pikave të këmbimit valutor

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 16:19 | Ekonomi

Sasia përherë e më shumë në rritje e euros, dollarit apo paundit, shpesh nga burime të paligjshme që qarkullon në ekonominë shqiptare po nxit hapjen e pikave të reja të këmbimit valutor. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e shkuar u licencuan 56 Exchange të reja duke e çuar në 583 numrin total të tyre.  

“Duke pasur parasysh se për hapjen e një pike të këmbimit valutor nevojitet një kapital prej së paku 30 milionë lekësh për t’u licencuar, marrë parasysh vogëlsinë e ekonomisë shqiptare... kjo të çon se lulëzimi i tyre lidhet me kërkesën e trafikantëve të drogës për të qarkulluar paratë”, thotë gazetari Gjergj Erebara.

Nisur nga dyshimet për pastrim parash, të bazuara edhe te vlerësimet e Moneyval, Banka e Shqipërisë kreu 70 inspektime në zyrat e këmbimit valutor. Pas kontrolleve u procedua me heqjen e licencave për 29 Exchange, numri më i lartë i viteve të fundit.

“Pastrimi i parave kryhet në dy mënyra. E para garanton qarkullimin, ndërsa procesi i dytë pastrimin e parave duke kthyer paratë e paligjshme në të ligjshme”, u shpreh Erebara.

Në raportin vjetor për vitin 2022, Banka e Shqipërisë raporton se në dyshimet e  pastrimit të parave janë kryer kontrolle edhe ndaj 5 bankave dhe 5 institucioneve financiare kredidhënëse. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/24/shqiperia-nje-parajse-per-pastrimin-e-parave-media-britanike-kritika-amnistise-fiskale/
https://a2news.com/2022/12/10/vleresimi-i-fmn-shqiperia-te-dale-nga-lista-gri-e-pastrimit-te-parave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos