6 kallëzime për teatrin, artistët kërkojnë “llogari” nga SPAK: Sekuestroni truallin

Nga A2 CNN
16 Korrik 2020, 21:34 | Aktualitet
6 kallëzime për teatrin, artistët kërkojnë

Artistë dhe qytetarë, mbështetës të çështjes së Teatrit Kombëtar, u mblodhën të enjten para godinës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK. 

Përmes saj ata kërkonin të dinin ç’kishte ndodhur me kallëzimet e tyre ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë, të akuzuar prej tyre për vepra nga “shpërdorim i detyrës”, “korrupsion”, “shkatërrim të pronës publike” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”.

Ngulmuan te marrja e masave për “ngrirjen” e punës në sheshin e teatrit.

Ndërkohë që artistët vijojnë betejën e tyre, Gjykata Kushtetuese vlerësoi të kalojë për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve padinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të bërë pak ditë para shembjes së teatrit. Në këtë padi, Kreu i Shtetit kërkonte shfuqizimin e vendimit për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë, vendim që i hapi rrugë shembjes së godinës.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos