6 lojtarë me koronavirus, anulohet ndeshja Zvicër-Ukrainë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 17:59 | Futboll
6 lojtarë me koronavirus, anulohet ndeshja Zvicër-Ukrainë

Sfida Zvicër-Ukrainë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, është anuluar me kërkesë të autoriteteve zvicerane.

Shkak është bërë infektimi i 6 futbollistëve në kampin ukrainas me koronavirus ditën e djeshme.

Edhe pse UEFA dhe Federata Zvicerane e Futbollit u shprehën të gatshme për të zhvilluar përballjen mes dy kombëtareve, autoritetet lokale të Lozanës (qyteti ku do të luhej ndeshja) kanë refuzuar zhvillimin e takimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos