
6 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pas një sulmi me thikë që ndodhi në Anqing të Kinës, shumë pranë qytetit të Wuhanit.
Policia vuri në pranga një 25 vjeçar për ngjarjen e rëndë, i cili goditi me thikë këto që i doli përpara në rrugët e tregut të qytetit.
Episodi i fundit i këtij lloji ndodhi në muajin prill, në jug të vendit, kur një burrë i armatosur me thikë, hyri në një çerdhe, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur 16 të tjerë. Në vitin 2018, një person u dënua me vdekje pasi vrau me thikë 9 fëmijë në veri. (A2 Televizion)